
Agalliu Ferramenta sjell ne tregun shqiptar elektrodat Saf-Fro
Kompania “Agalliu Ferramenta” është distributor zyrtar i “Saf-Fro” për Shqipërinë me elektroda Saf-Fro. Ajo sjell në tregun vendas materiale, që kanë cilësi dhe standarte sipas të gjitha direktivave të Bashkimit Europian.
1.1 Elektroda saldimi E6013
Elektrode rutilike me veshje të mesme janë të rekomandueshme për saldimin e çelikut me përmbajtje karboni max.0.25%, për konstruksione të lehta, për temperatura deri në 0 gradë celcius. Harku i saldimit është i qëndrueshëm, spërkatja është shumë e ulët si në korrent të vazhdueshëm ashtu edhe në atë alternativ. Aspekt estetik i kordonit të saldimit.
Fusha e aplikimit
Konstruksione metalike
1.2 Elektrode saldimi E7018
Elektrodë bazike e përbërë me pluhur hekuri. Përdoret për struktura të forta statike, dinamike dhe seksione të medha të çelikut, për temperatura të ulëta deri në -40 gradë celcius. Harku i saldimit është i qëndrueshëm. Aspekt i mirë i kordonit me spërkatje të reduktuar. Përmbajtja e hidrogjenit: max.5cm3/100g M.D.
Fusha e aplikimit:
Industria kimike dhe petroliere, konstruksione marine, anije, industria e prodhimit të tubacioneve.
1.3 Elektroda saldimi E7018-1H4R
Elektrodë bazike për saldimin e çelikut të karbonit. Mbështjellja e kësaj elektrode është bërë për të siguruar një nivel të ulët të lageshtirës dhe përmbajtje të ulët të hidrogjenit në metal (
Fusha e aplikimit:
Industria kimike dhe petroliere, konstruksione marine, anije, industria e prodhimit të tubacioneve, industria e prodhimit të urave me konstruksion metalik, hekurudhave, industria e prodhimit të depozitave të çelikut.
1.4 Elektroda saldimi E 7016 H8
Elektroda bazike me mbështjellje të dyfishtë, përdoren në saldimin e strukturave të forta dhe temperatura të ulta deri në -20 gradë celcius, të çelikut të karbonit. Mund të përdoren si me korrent të vazhdueshëm dhe me atë alternativ, me një aspekt të mirë të saldimit. Ky tip elektrode është shumë i lehtë në përdorim dhe nga saldator me pak eksperiencë.
Fusha e aplikimit:
Industria civile dhe hekurudha, saldimet e tubacioneve të çelikut, depozita metalike, mirëmbajtje.
1.5 Elektrode saldimi E 8018-G
Elektrodë bazike e përbërë prej Ni dhe Mo, e destinuar për saldimin e çelikut të konstruksioneve për pesha të rënda.
Fusha e aplikimit :
Industria e prodhimit të makinave, ndërtime civile dhe për hekurudha, platforma marine.
1.6 Elektroda saldimi MANGANI
Tiparet kryesore:
Elektroda El 58H është një elektrodë me mbeshtjellje rutilike-bazike për mbushje, për saldimin në abrazion të lartë. Elektrodat saldohen me hark të qëndrueshëm, pa spërkatje, ngjitje uniforme.
Fusha e aplikimit:
Mbushje, mirëmbajtje fabrikash.
2.1. Elektrode saldimi E 8010 G
Elektrodë me veshje celuloze, e rekomanduar si për saldimin e shtresës së parë dhe të dytë, për mbushjen e tubave magjistrale, për transportin e gazit dhe produkteve petroliere. Saldim në të gjitha pozicionet sidomos saldimi me metodën vertikal-poshtë.
Fusha e aplikimit:
Tubacione magjistrale
2.2 Elektroda saldimi E 10018-D2
Elektrodë bazike e destinuar për saldimin e çelikut për pesha të larta (>600 N/mm2). Kompozicioni kimik i metalit garanton vlera optimale në temperatura të ulta. Për shkak të vlerës së vogël të hidrogjenit (5ml/100g MD), rreziku i shfaqjes së plasaritjve është praktikisht inekzistent. Rekomandohet nxehja në 100-150 gradë celcius. Për cilësinë e punës krateri në fund të saldimit duhet të lëmohet.
Fusha e aplikimit:
Industria e prodhimit të makinave, konstruksione metalike, industria e rëndë ushtarake.
3. Elektroda inoksi 308L
Elektroda me mbështjellje semi-bazike e përshtatshme për saldimin e metalit me përbërje karboni max.0.04%, i destinuar për saldimin e çelikut të inoksit, të tipit AISI 302, 304, 304L, 305. Rezistencë e lartë për korrozion interkristaline. Sjellje e mirë gjatë saldimit, pa spërkatje. Temperatura maksimale e punës +300 gradë celcius.
Fusha e aplikimit:
Industria kimike dhe petrokimike, industria metalike, prodhimi i tubacioneve metalike
4. Elektroda saldimi ALUMINI
Elektroda me mbështjellje speciale për saldimin e aliazheve të aluminit 5% si edhe të aliazheve të tipit Al-Mg me një përbërje Mg më të madhe se 2.5 , harku është i qëndrueshëm. Rekomandohet për saldimin në pozicion horizontal, me hark të shkurtër për të parandaluar shfaqjen e spërkatjeve. Nxehja e materialit të bazës është e rekomanduar të bëhet në 150-200 grade celcius. Elektrodat duhet të ruhen në vend të thatë dhe përpara përdorimit duhet të kalconohen. Mund të përdoren dhe për saldime oxiacetilen.
Fusha e aplikimit:
Industria e prodhimit të makinave, autobuzave, për pajisjet elektroshtepiake.
5. Elektroda saldimi GIZE
Elektrodë e prodhuar me një tel tip Ni-Fe dhe me mbështjellje grafiti, e destinuar për saldimin e hekurit, sidomos hekurit globular. Metali siguron cilësi mekanike shumë të larta dhe nuk lejon porozitet ose çarje.
Fusha e aplikimit :
Industria e prodhimit të makinave, kornizat e makinave, kornizat e makinerive.
Per me teper informacion rreth Agalliu Ferramenta klikoni ketu
Më të lexuarat








